Adnan Jashari, organizator i protestës për tërheqjen e 30% të Trustit, ka thënë se kryeministri Kurti po i kërcënon deputetët e partisë së tij, nësë të njëjtit votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e trustit.
“Të nderuar anëtarë, ne kemi kontaktuar deputetë nga të gjitha partitë politike, jemi të shqetësuar me faktin se deputetët e LVV-së kanë deklaruar se nuk guxojnë me votu Projektligjin për Trustin, sepse Albin Kurti i ka kërcënuar me përjashtim nga partia për ata që e votojnë kërkesën tonë për tërheqjen e deri 30% të Trustit.
Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe duhet të votojnë pro popullit, e jo pro liderit kundër popullit”, ka shkruar Jashari.