Para pak çasteve skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Blendi Baftiu shkruan Radio Star.
‘Radio Star’ para pak ditësh kishte njoftuar se FC Drita, kishte arritur marrëveshje me Blendi Baftiun dhe ai pritet që së shpejti të zyrtarizohet tek skuadra gjilanase.
Marrëveshjet mes Blend Baftiut dhe skuadrës së FC Dritës tashmë është arritur, derisa Nuhiu dëshiron që sa më shpejtë ta ketë atë pjesë të ekipit.
Skuadra gjilanase, FC Drita, po tenton të përforcohet me futbollistë cilësor, ku së fundmi ka zyrtarizuar mbrojtësin anësor Besnik Krasniqi.
FC Drita pritet ti përmbush kërkesat e trainerit shkupjan Ardian Nuhiut, i cili tashmë me skuadrën ka arritur të siguroj plasmanin në garat europiane.
Blendi Baftiu pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së FC Dritës në kampin e tyre stërvitor në javët në vazhdim./RadioStar/