Gjykimi në rastin Sali Mustafa. (Hagë Ora 09:30-16:00)
Agjenda e vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Pejë.
-Takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës, ora 10:30)
-Vizitë ekspozitës së përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Sheshi i Pejës, Qendra e qytetit, ora 12:50)
-Vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals). (Rruga “Zhuj Selmani”, nr. 93, Pejë (afër birrarisë Peja), ora 13:20)
-Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë. (Rruga “12 qershori 1999”, “Maja e zezë” në Pejë, ora 14:00)
-Takim me OJQ-të nga komunitetet jo-shumicë. (Qendra Rinore Vitomiricë, ora 16:45)
Aktivitetet për nder të 1 Qershorit në komunën e Gjakovës:
10:00 – Marshi i “Handikos” Gjakovë – pranë Lapidarit “Shokët e Lirisë”;
11:00 – Koncert i organizuar nga komuna e Gjakovës, DKA – në Parkun e Madh të Qytetit
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), në bashkëpunim me Kolegjin AAB, organizon Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe Të Drejtat e Fëmijëve. (Ora 10:00)
Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë tryezë diskutimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 qershori. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Lansohet raporti ‘Zërat e Rinj’ – një anketë mbarëkombëtare e zhvilluar nga Save the Children, e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre. (Hotel “Afa”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Ferizaj mbahet Dita ndërkombëtare e Fëmijëve. (Sheshi i Qytetit, ora 11:00)
Përfaqësuesit e Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë takohen me kryetarin Përparim Rama. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00-12:00)
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj prezanton projektin ‘’ Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve‘’. (Sheshi “Adem Jashari” Ferizaj, ora 11:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Prishtinës organizon aktivitetet me këngë, valle e balet në sheshin “Nënë Tereza”. (Ora 12:00-18:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, hapet ekspozita “Jeta e egër nga fotografët e rinj” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. (Ora 12:00-18:00)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF), dhe Misioni i USAID në Kosovë lansojnë Programin për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, ora 12:30)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të jetë pjesë e tryezës së diskutimit e cila organizohet në Qendrën Korrektuese për të Mitur, në Lipjan. (Ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, përpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan çmimet vjetore për kinematografi. (Kino Armata Prishtinë, ora 18:00).