Në shenjë respekti e falenderimi, drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë z. Bajram Isufi, vizituan dy familjet strehuese në komunën e Gjilanit.
Z. Aziz Hamdiu, tash e sa vite ka strehuar në familjen e tij pesëmbëdhjetë fëmijë, e që momentalisht në përkujdesje ka dy fëmijë të braktisur. Ai dhe gruaja e tij znj. Alije, po bëjnë punë fisnike e tejet humane.
Ndërkaq, Z. Muharrem Lutfiu nën përkujdesje përgjatë viteve ka strehuar tetëmbëdhjetë fëmijë të braktisur. Momentalisht të strehuar e ka vetëm një fëmijë.
Vlen të theksohet që Komuna e Gjilanit përmes DSHMS-së ka subvencionuar familjet strehuese me të holla, brenda mundësive ligjore e buxhetore.
Falenderojmë përzemërsisht familjet për mikpritjen e ngrohtë, dhe i sigurojmë që përkrahja e institucioneve nuk do të mungojë asnjëherë.