Web-emisioni “Ditari i Buzhalës” ka trajtuar një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.
Gazetari Berat Buzhala, në këtë emision pretendon se ka zbuluar përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu “me pelë për dore” duke kërkuar ryshfet.
Që në Kosovë kërkohet ryshfet, kjo ishte një hamendje e kahmotshme, anipse shpesh mungonin faktet për ta dëshmuar se ndodhte, e për ta kuptuar se si ndodhte, shkruan Gazeta Nacionale. Por, kësaj radhe çështja është shumë më e rëndë, e njëkohshëm edhe më sqaruese, meqë kompania del të ketë lidhje me majën e pushtetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sqaron mënyrën se si ndodh korrupsioni.
Është fjala për kompaninë e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut. Dhe, madje jo veç që kishte punuar, por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.
Emri i këtij këshilltari është Florent Ramqaj. Emri i ministrit është Liburn Aliu. Emri i dajës është Halil Jahaj. Mbiemri i ministrisë është “e Infrastrukturës”. Shuma e ryshfetit? Bëhet fjalë për 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë të tjera më vonë.
Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Ramqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit, por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.
sq Albanian
Publikohet audio-incizimi, dyshohet për ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut
01/06/2022 | 18:28

Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivisti i shquar i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.
Për më keq, nga përgjimet e publikuar në “Ditari i Buzhalës” nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.
Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona, dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin. Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime.
“E ka jaran Liburnin”, thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratek-ut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet – e cila në një moment shndërrohet edhe në kërcënim – ndaj viktimës. /Nacionale/.