Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale z. Mursel Zymberi, po marrin pjesë në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kjo tryezë ka për qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit.
Pikat kryesore që po zhvillohen në këtë takim janë:
🟢 Mirëqenia sociale/ Politika rekomanduese për shëndetin e fëmijëve
🟢 Nevoja e përkrahjes së Qendrave për Punë Sociale/ Fuqizimi i shërbimeve sociale
🟢 Nevojat dhe sfidat e mjekësisë primare
Në fjalën e saj drejtoresha e DSHMS-së, vuri në pah vëmendjen institucionale që tanimë me qeverisjen e re ka edhe Qendra për Punë Sociale.
U ritheksua edhe njëherë që me vullnetin e Kryetarit të Komunës z. Alban Hyseni, ka filluar edhe kompensimi i orëve të kujdestarisë për punëtorët socialë, që më parë nuk ka qenë duke u implementuar.
Gjithashtu janë siguruar kushte teknike të të punuarit.
Ndërkaq drejtori z. Zymberi, falenderoi komunën për mbështetje dhe interesim të shtuar në fushën e mirëqenies.