Trajneri kosovar Ismet Munishi është bërë trajner i FC Prishtinës.
Ka kohë që është spekuluar për një rikthim tek ekipi prishtinas dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.
Ismet Munishi flet ekskluzivisht për Kanal10, konfirmon arritjen e marrëveshjes me Prishtinën
Ismet Munishi ka konfirmuar që ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Prishtinës për të qenë trajner i skuadrës nga kryeqyteti.
“Po, kemi arritur marrëveshje me Prishtinën”, tha shkurtimisht për Kanal10 Munishi.
Munishi së fundmi ishte trajner i SC Gjilanit.