Një rast i frikshëm i ka ndodhur sot një 29-vjeçareje në rrugën “Shaban e Sami Ukshini”, në Gjilan, ku dikush tentoi ta rrëmbejë, derisa ishte duke ecur rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, vajza e ka denoncuar rastin menjëherë në Polici, ku ka përshkruar në detaje se si u përballë me një burrë, të moshës rreth 45-vjeç. Në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve thuhet se i dyshuari fillimisht ishte ndalur me një veturë të tipit Audi, pa tabela dhe posa ka dalë e kishte kapur për krahu, duke tentuar ta fus me forcë në veturë.
Viktima u ballafaqua me të dyshuarin dhe arriti të ikë, por që pësoi lëndime trupore gjatë tentativave për të shpëtuar.
Burimet e Sinjalit thonë se si rezultat i denoncimit, njësia e Hetimeve ka identifikuar të dyshuarin dhe i njëjti është shpallur në kërkim.