Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kqiq i Madh, në Mitrovicë, ku një 9-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 38-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi. I dyshuari e shfrytëzoi rastin kur e mitura kishte shkuar në një market për të blerë diçka, ku edhe ndodhi rasti.
Bëhet e ditur nga burimet e sinjalit kanë bërë me dije se Prokuroria në Mitrovicë është vënë në dijeni për rastin rreth orëve të mesditës, pasi është denoncuar rasti nga nëna e vajzës.
Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e të miturës ka deklaruar se vajza e saj u sulmua seksualisht në një market ku kishte shkuar për të blerë diçka.
Por në dyqanin e fshatit, e mitura përjetoi një moment të trishtë, kur u përballë me burrin 38-vjeçar, i cili e sulmoi sekusalisht, duke e puthur me zor, derisa vajza filloi të bërtas.
Në ato momente, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk u shpëtoi prangave të Policisë. Si rezultat i raportimit të rastit, një njësi policore është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij, kanë nisur hetimet si i dyshuar për veprën penale “dhunim”.