E diela e parë e muajit qershor ka shënuar rritje të pushuesve në plazhet e Vlorës.
Pjesa më e madhe e pushuesve thonë se problematike është pastrimi i plazheve.
Një prej pushuesve që frekuenton plazhi publik thotë se u detyrua, që të heqë vetë mbeturinat nga rëra.
Këtë sezon çmimi i shezlongëve është rritur nga 100 deri 200 lekë.
“Vjet paguaja 3 qind lekë këtë vit 5 qind të reja. Ka ndikuar çmimi I naftës tek kashta. Vjet ka qenë 400 lekë këtë vit 500 lekë.”
Edhe në Durrës pushuesit kanë të njëjtat ankesa, për higjienën dhe rritjen e çmimeve.