Ata tatimpagues të cilët nuk e kanë mundësinë e pagesës së tërësishme të borxheve të tatimit në pronë, u ofrohet mundësia e marrëveshjes për pagesë deri në 24 këste mujore.
ZTP ju bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që deri më 30 qershor të lajmërohen dhe të paraqiten në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, gjegjësisht në zyrën e tatimit në pronë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për marrëveshje deri në fund të këtij muaji.
E nëse tatimpaguesit që kanë mbi 300 euro borxhe nuk bëjnë pagesën ose nuk paraqiten për të bërë marrëveshje, atëherë Komuna e Gjilanit është e detyruar të veprojë sipas ligjit nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe rregullores nr.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale.
Po ashtu, Komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar me dërgimin e njoftimit përfundimtar dhe vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përmes përmbaruesit.
Inkasimi i mbi 12 milionë euro borxhe që kanë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit për tatimin në pronë, është obligim i ynë ligjor dhe institucional, por që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në mundësinë e rritjes së investime kapitale në shumë projekte në interes të qytetarëve dhe bizneseve tona.