Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka konfirmuar të martën se ekipet kanë dalë në terren për lirimin e shtretërve të lumenjve për t’i parandaluar përmbytjet eventuale.
“Pas identifikimit të vendeve me rrezik më të lartë për përmbytje nga vërshimet, ekipet kanë dalë në terren në lirimin e shtretërve të lumenjve dhe përroskave”, ka thënë kryetari Hyseni.