Profesori i Meterologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë që fatkeqësia e djeshme ku një 30 vjeçar vdiq si pasojë e rrëzimit të lisit, është e tmerrshme.
Ai ka thënë se IHMK nuk e paralajmëroi stuhinë, ndonëse një gjë të tillë e bëri IHMK-ja, sepse në IHMK nuk ka asnjë meteorolog të diplomuar.
Tahirsylaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje.
Tutje Tahirsylaj ka thënë që dje kur u paralajmërua që stuhia prej Serbisë do të vijë në Kosovë, nuk kishte paralajmërim nga IHMK-ja, pasi në Kosovë nuk ka meterolog të diplomuar.
“Nuk ka pasë paralajmërim, pasi nuk e kanë asnjë meteorolog të diplomuar dhe për këtë shteti duhet të veprojë. Së bashku me profesorin Rasim Bejtullahu kemi punuar një program për mi dhënë dy gjenerata të meterologjisë dhe hidrologjisë, por kjo nuk është realizuar”, tha tutje ai./Klan Kosova/