Shqipëria është përfshirë nga stuhi të fuqishme orët e fundit. Teksa një ditë më parë temperaturat e ajrit shkuan mbi 30 gradë celcius, sot moti ka sjellë një panoramë krejt tjetër.
Kryesisht moti i keq po godet zonën veriperëndimore të Shqipërisë, shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike.
Nga ky fenomen i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të mëdha rrufesh. Është përllogritur që deri më tani ka pasur 17 mijë (17.000) shkarkesa elektrike.