Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë, gjatë konferencës për media është deklaruar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Scholz, i pyetur për skepticizmin e Francës rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se, kushtet janë plotësuar nga ana e Kosovës.
Ai tha se për këtë çështje ata flasin me të gjithë partnerët në Evropë që të binden në mënyrë që liberalizimi të ndodhë.
“Unë e kam thënë edhe më herët. Angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejtë sepse kushtet janë plotësuar dhe me këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë që edhe ata të binden. Siç jemi bindur edhe ne, që kur”, ka thënë kancelari gjerman duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të veprojë Gjermania që ta bindë Francën për heqjen e vizave.