Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila është udhëhequr nga kryetari i saj, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.
Dega e LDK-së ka përmbyllë suksesshëm zgjedhjet e Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë.
Janë funksionalizuar zyrat dhe sektorët e LDK-së të cilët do të kenë përgjegjësi për zhvillimin e politikave sektoriale.
LDK e ruan konsistencën politike dhe zhvillon vlerat e saj duke respektuar meritën dhe duke u hapur për grup-mosha, kuadro dhe aderimet e reja.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është vendosur që të mbahet Konventa e madhe e Degës më 2 Korrik, në të cilën do të debatohet për rolin e LDK-së në opozitarizmin komunal.
Përpos debatit, do të miratohen edhe raportet periodike nga ana e strukturave sektoriale dhe lidershipi lokal i LDK-së.
Për një Gjilan të zhvilluar ku jetohet mirë dhe ky qytetari është sovran, thuhet ne komunikaten e Deges se LDK-se ne Gjilan.