Ditë më parë policia kufitare në Preshevë konfiskoi nga shtetasit gjerman A.A dhe ai ukrainas A.N 600 000 euro dhe 120 000 dollarë si mjete të padeklaruara në makinën e tyre BMW dhe disa gurë me vlerë të shtrenjtë.
Pas konfiskimit të mjeteve financiare dy autorët janë ndaluar në polici nën dyshimin për shpëlarje parash.
Ndonëse zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk ka zbuluar identitetin e tyre, bëhet fjalë për shtetasin ukrainas Andrij Naumov, ish shef i lartë i inteligjencës ukrainase SBU të cilin Presidenti Zelensky e kishte shkarkuar nga detyra me 31 mars të këtij viti me dyshim për tradhti kombëtare, derisa shtetasi gjerman A.A ishte shofer i tij, njësoj i ndaluar nga policia serbe në Preshevë.