Drita është në kërkim të një qendërmbrojtësi tash e një kohë, e sidomos pas largimit të Ardian Cuculit.
Kanal10 mëson se drejtuesit e klubit nga Gjilani janë në negociata me futbollistin Leonart Vitija dhe të dy palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.
Vitija së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut në kategorinë Superiore në Shqipëri.
Deri më tani gjilanasit kanë qenë shumë aktiv në merkato, duke prezantuar katër transferime.