Njoftim për debat publik me qytetarët: Propozim-Plani i Veprimit për Transparencë 2022-2026
Datë: 14 qershor 2022
Ora: 10:00
Vendi i mbajtjes: Salla e Kuvendit të Komunës (Objekti i ish-Gjykatës)
Komuna e Gjilanit fton qytetarët në debatin, i cili do të mbahet me grupin punues për hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë për periudhën 2022 – 2026.
Grupi punues do të prezantojë përmbajtjen e Planit të Veprimit, që përfshin përgjegjësitë kryesore të Komunës përkitazi me transparencën komunale, me qëllim që publikut t’i ofrohet qasje e lehtë në monitorimin dhe zbatimin e politikave nga organet e Komunës, informim të shpejtë, të dhëna të qasshme, publikim të akteve dhe dokumenteve me interes publik, si dhe rritje të mundësive të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.