Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008.
Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty. HTH