Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor nëpër të gjitha rrugët e rajonit të Gjilanit.
Njësitet përkatëse të komunikacionit rrugor sot kanë vazhduar me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si: “Siguria në trafikun rrugor”, ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”, ku përveç kontrolleve me radarë, kanë pas kontrolle të shtuara edhe përmes “Dronit zyrtar”. Me këtë rast janë identifikuar vozitës të automjeteve që në mënyra të ndryshme kanë bërë veprime në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugorë.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribuues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.