Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës klubi ynë, FC DRITA do të takohet me FC INTER TURKU nga Finlanda.
Për këtë përballje kryetrajneri i FC DRITA, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.
“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundershtari ynë meriton respekt maksiimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftushme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundeson që të marim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi ynë, FC DRITA zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC INTER TURKU nga Finlanda.