Skuadra gjilanase FC Drita, para pak çasteve ka zyrtarizuar sulmuesin e krahit Kastriot Selmanin.
Radio Star kishe raportuar se FC Drita, ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e KF Llapit, Kastriot Selmanin dhe zyrtarizimi ishte vetëm qështje kohe.
Komunikata e plotë:
FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare.
Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.
Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona.
Të priftë e mbara, Kastriot
FC DRITA⬜🟦