Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota pro.
Ky Ligj është miratuar me votat e shumicës parlamentare LVV-së, por ndihmuar edhe nga votat e Listës Serbe.
Projektligji për pagën minimale parasheh rritjen e pagës bazë në 250 euro, por nuk e përfshin rritjen e pensioneve të veteranëve UÇK-së.
Lista Serbe, sikurse Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, votoi ‘për’ kalimin e këtij projektligji dhe menjëherë pas votimit deputetët e saj lëshuan punimet në sallën e kuvendit.
Nga LVV-ja nuk votoi deputeti Fatmir Humolli, i cili po ashtu e lëshoi sallën i mllefosur me grupin parlamentar të shumicës qeverisëse, pjesë e së cilës është që prej formimit të kësaj legjislature të kuvendit.
Ai tha se votimi i sotëm e tregon bashkëpunimin e Vetëvendosjes me Listën Serbe e që rezultoi me mospërfshirjen e veteranëve në Projektligj.