Ardian Cuculi është njëri nga futbollistët që është larguar nga Drita këtë afat kalimtar veror.
Megjithatë mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është rikthyer në qytetin e Gjilanit për tu përshëndetur me bashkëlojtarët.
Ish-anëtari i Kukësit, Partizanit e Shkëndijës së Tetovës ka qëndruar për tri vite në Gjilan si anëtar i Dritës.
Njoftimi i plotë nga Drita;
CUCULI viziton FC DRITËN, përshëndetet me skuadrën
Në stërvitjen e sotme për vizitë në klubin tonë ishte futbollisti ynë i deritanishëm, Ardian Cuculi.
Ish-mbrojtësi ynë takoi drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët, me të cilët ndau fushën dhe arriti suksese për tri vite te DRITA.
CUCULI i dëshiroi suksese klubit dhe futbollistëve në garat evropiane, për çka tha se beson në potencialin e tyre.
Edhe FC DRITA falënderon Cuculin për bashkëpunimin dhe kontributin, duke i dëshiruar suksese kudo që e vazhdon karrierën.
Faleminderit GRANDE, mirëupafshim!