Në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë pranuar shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit, raporton Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se për momentin s’ka vend për panikë.
“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.