Alma Lama, ka reaguar rreth kërkesave të veteranëve për përfshirje në Ligjin për rritjen e pagës minimale, duke thënë se veteranët duhet të nderohen por jo të paguhen.
Lama, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se arsyeja se pse sipas saj nuk duhet paguar veteranët është se, këta të fundit nuk kanë qenë mercenar por kanë luftuar për vendin e tyre.
Tutje, ajo ka vijuar duke deklaruar se, vetëm invalidët duhet paguar për dhe ndihmuar nga shteti në mënyra lehtësuese, pasi që këta të fundit nuk janë në gjendje të punojnë.
“Veteranet e luftes, duhet te nderohen per kontributin ne lufte, por jo te paguhen, sepse nuk kane qene mercenare por kane luftuar per vendin e tyre. Vetem invalidet e luftes duhet te ndihmohen financiarisht nga shteti, dhe ne menyra te tjera lehtesuese, pasi nuk jane ne gjendje te punojnë”, ka thënë Lama.