Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sondazhit të UBO Consulting, sipas të cilit Vetëvendosja është nën 40 përqind.
Bajqinovci ka bërë një postim të shkurtë në Facebook, ku ka thënë se kështu thoshin edhe sondazhet para zgjedhjeve, “por pastaj foli populli”.
“Kështu diçka thoshin edhe sondazhet para zgjedhjeve por pastaj foli populli”, ka shkruar Bajqinovci
Sipas këtij sondazhi, ku qytetarët janë pyetur se kë do ta votonin, nëse do të mbaheshin së shpejti zgjedhjet nacionale, rezultatet kanë dalë shumë më ndryshe prej zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Nga të anketuarit, 35.8 për qind janë përgjigjur se do ta votonin LVV-në në zgjedhjet e ardhshme. Kur shpërndahet përqindja e atyre që refuzojnë të përgjigjen dhe e atyre që janë të pavendosur, LVV-ja del se do t’i merrte 39.6 për qind.
Në mars, në matjet që UBO Consulting i kishte kryer, LVV-ja kishte dalë te 41.9 për qindëshi.
Partia Demokratike, në matjet e kryera, del e dyta. 19.8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin PDK-në nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel. Me vota të deklaruara, PDK-ja del se do të merrte 21.9 për qind të votave.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
E treta, si në zgjedhjet e 14 shkurtit, është akoma LDK-ja, që tash udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Në matjet e fundit, LDK-ja del se do të merrte 18.4 për qind të votave. Kur shpërndahet përqindja e të padeklaruarve, përqindja e LDK-së është te 20.3.
Këtu është përfshirë edhe partia e themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani. E ndarë nga LVV-ja, lista “Guxo” del se do të merrte 1.3 për qind të votave, sipas këtyre matjeve.
Aleanca e Ramush Haradinajt ka dalë se do të votohej nga 6.7 për qind e të anketuarve.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti, sipas matjeve, as një për qind të votave s’do të merrnin Alternativa, AKR-ja dhe PSD-ja.
Nisma Socialdemokrate, në këtë sondazh del se do të merrte 1.9 për qind të votave