Këngëtari i njohur, Shkëlzen Jetishi në fillim të këtij viti bëri të ditur se për shkaqe shëndetësore për një periudhë të pacaktuar do të shkëputet nga muzika.
Prej atëherë nuk është se e kemi parë artistin në fjalë të angazhuar në ndonjë projekt muzikor, deri kur së fundmi qarkulloi një poster për një mbrëmje muzikore.
Sipas burimeve të “Prive” nuk bëhet fjalë për një rikthim, por Xeni do jetë i ftuar në event vetëm si mysafir special.
Shkëlzen Jetishi-Xeni, për vite me radhë ka qenë aktiv në skenën muzikore e po ashtu edhe në ahengjet familjare.