Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët kanë arritur të parandalojnë futjen e substance të dyshuar narkotike brenda kësaj qendre.
Tentimi për futje të kontrabandës ishte bërë përmes një veture të kompanisë, e cila është kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në Shërbimin Korrektues.
Gjatë kontrollit, brenda bagazhit, në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
“Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.