Ndonëse janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe ligjin, nuk janë të rralla rastet kur vetë punonjësit e Policisë së Kosovës suspendohen ose arrestohen për vepra të ndryshme penale.
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2022, ka dhënë rekomandim për suspendimin e 113 punonjësve të Policisë, ndërsa janë arrestuar 90.
“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – maj 2022, Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim për 113 punonjës të Policisë së Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore ka arrestuar 90 persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Express.
Bazuar në rekomandimin e IPK-së, të gjithë punonjësit janë suspenduar nga Policia e Kosovës.