Çmimi i naftës është ngritur afër 2 dollarë këtë të martë, derisa kërkesa për furnizime në verë është e lartë.
Nafta e papërpunuar Brent është rritur për 1.80 dollarë, apo 1.6 përqind, që në total është 115.93 dollarë për fuçi, raporton Reuters.
Furnizimi mbetet i shtrënguar për shkak të sanksioneve në gazin rus, pas pushimit që ajo i ka bërë Ukrainës, derisa paralajmërohet se shtrenjtimi i naftës do të vazhdojë.
“Ne presim që kërkesa për naftë të shtohet edhe më, duke përfituar nga rihapja e Kinës, udhëtimet verore në hemisferën veriore dhe ngritja e temperaturave në Lindje të Mesme”, ka thënë Giovani Staunovo, analist.
“Me rritjen e kërkesës për furnizimit në muajt e ardhshme, ne presim ngritje të mëtejme të çmimeve”.