Zekirija Ramadani është në bisedime me SC Gjilanin për një rikthim të mundshëm në krye të skuadrës kuqebardhë.
Sipas burimeve brenda klubit, drejtuesit e SC Gjilanit janë në kontakte të vazhdueshme me Ramadanin, ndërsa palët thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje.
Pas aventurës te Drita, Ramadani mund ta vazhdojë sërish karrierën e tij në Gjilan, kësaj radhe duke u rikthyer te SC Gjilani, në një moment kur klubi është në kërkim të trajnerit të ri pas ndarjes së rrugëve me Debatik Currin.
Mbetet të shihet nëse negociatat do të konkretizohen me marrëveshje dhe nëse Zekirija Ramadani do të jetë emri që do ta marrë drejtimin e skuadrës kuqebardhë./Radio Star/










