Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë të martën në Bruksel lidhur me faturimin e energjisë në komunat veriore të vendit.
Facebook
Twitter
Email
Përmes një postimi në Facebook, LVV u shpreh se kanë bërë më të mirën nga ajo marrëveshje që e kanë trashëguar.
Tutje, këtë marrëveshje nga kjo parti e cilësuan si “ndalje e gjakderdhjes financiare në atë pjesë”.
“Merr fund padrejtësia e energjisë elektrike pa pagesë në pjesën veriore. Me marrëveshjen e re, të arritur sot në Bruksel, qytetarët në atë pjesë do e paguajnë energjinë elektrike në institucionet e Republikës së Kosovës. Kemi bërë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Ashtu siç jemi zotuar, po e ndalim gjakderdhjen financiare në atë pjesë dhe po fillojmë inkasimin”, thuhet në postim ku u shpërnda edhe deklarata e Kurtit për këtë marrëveshje.
Ndryshe, serbët tash e 23 vjet nuk paguajnë për shpenzimet e bëra, e ato janë mbuluar nga Qeveria e Kosovës dhe taksapaguesve të saj.
Të martën u ra dakord për udhërrëfyesin për zbatim të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës, e arritur më 2013.