Futbollisti me prejardhje shqiptare nga Raushiqi i Pejës, 19 vjeqari Bleron Mulliqi, me krenari i ka thënë “po” Kombëtarës së Kosovës U21 për të qenë pjesë e saj.
Mulliqi konsiderohet njëri ndër talentët e rrallë në klubin zviceran, Servette, ai tani e dy vite ushtron edhe me skuadrën e parë të Servettit, ndërsa në U-21 në këtë klub është njëri ndër më të dalluarit.
Mulliqi edhe pse ka pasur oferta që të përfaqësojë shtetin e Zvicrrës, ai me shumë krenari dhe dëshirë ka deklaruar se do të jetë i gatshëm dhe do ta pranojë vetëm Kombëtarën e Kosovës.
Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, Bleron Mulliqi ishte në takim me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, duke u shprehë se do ta jap më të mirën për fanelen e “Dardanëve”.
“Jam shumë i lumtur, e kam ëndëruar këtë ditë që ta veshi fanelën e Kosovës dhe ti mbrojë ngjyrat e Kombëtarës së Kosovës. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithqka nga vetja, ndërsa i falenderohem presidentit Agim Ademit i cili ma ka dhënë mundësinë që sot të jem këtu. Kur do të kem rastin, dua që “Dardanët” ti bëjë krenar me paraqitjet e mija”, ka bërë të ditur futbollisti Bleron Mulliqi.