Policia e Kosovës konfiskon mbi 213 mijë euro
Sot, nga ora 10:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’
Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkupunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.
Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Neni 231 Kushtet për drejtimin e mjetit
Pika 4 Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit. Këto pajisje mund të shfrytëzohen gjatë drejtimit të mjetit nëse përdorimi i tyre bëhet pa i mbajtur me dorë.
Pika 6 Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4
Ky asksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respketojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos e përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit.