Analisti Imer Mushkolaj ka folur për marrëveshjen e nënshkruar dje mes Kosovës dhe Serbisë, për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Ai , në Frontal të t7, tha se në këtë aspekt më të zhgënjyerit janë militantët e Vetëvendosjes.
“Besoj se elektorati, ose më mirë me thënë militantët e VV-së janë më të zhgënjyerit në këtë aspekt duke pasur parasysh premtimet që zotëri Kurti ka dhënë vazhdimisht dhe kundërshtimet që i ka bo Vetëvendosja vazhdimisht që nga viti 2013 dhe kur u miratuan konkulzat tjera ndërlidhëse në vitin 2015 sa i përket marrëveshjes për energjinë dhe marrëveshjet tjera”, tha Mushkolaj.