Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pritet të vizitojë Republikën e Kosovës më 4 korrik, raporton Gazeta Sinjali.
Trendafilova pritet të mbajë takim në qytetin e Gjilanit me përfaqësuesit e shoqërisë civile, e ku janë të ftuar edhe gazetarët për të biseduar për punën, mandatin e zhvilimet aktuale në Speciale.
Në komunikatën për medie, të Dhomave të Specializuara ndër të tjera thuhet se ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kujtojmë se Gjilani është përmendur së fundmi në plotësimin e aktakuzës ndaj ish krerëve të UÇK-së; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.