“Derisa vdekja të na ndajë!”, është fjalia më e ëmbël që dëgjohet kur një çiftë kurorëzon dashurinë e tyre me martesë. Por, shumë çifte vendosin të ndahen nga partneri apo partnerja para se vdekja t’i ndajë.Në Kosovë vetëm brenda katër muajve 480 çifte i dhanë fund martesës së tyre.
Sipas të dhënave në Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin janar të këtij viti 119 çifte kanë finalizuar me divorc marrëdhënien e tyre, kurse në shkurt 122 çifte, në mars 103 çifte dhe në prill 136 çifte.
“… sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin prill janë 136 raste, krahasuar me muajin mars kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (32.0%). Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin prill janë 1266 raste, krahasuar me muajin mars kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-12.2%)”, ka treguar ASK.
NumërI i ndarjeve në Kosovë për vititn 2022 është shumë i lartë në krahasim me shifrat e dy viteve më parë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë shënuar 280 raste të shkurorëzimit, që tregon shifër gati të njëjtë me dy muajt e parë të vitit 2022.
Kurse, në vitin 2020, sipas ASK-së, janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarjes mes çifteve.
Ndarje të çifteve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar, por që numri ishte më i vogël.