Në qytetin e Gjakovës një mashkull kosovar është ankuar, se i është hakuar llogaria e tij private në rrjetin social Facebook. Në media bëhet e ditur se viktima është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Koka.
Deputetit të kësaj partie, ata të cilët ia morën llogarinë, i kanë kërkuar edhe para.
Në lidhje me këtë rast deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme.
“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”.