Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se prokurorët dhe gjykatësit kosovarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, nuk dallojnë hiç nga ata të Milloshëviqit.
“Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit”.
Postimi i plotë i tij:
Ky vend NUK ka mu ba kurrë pa pas drejtësi. E për dallim që ka pas zgjedhje dhe qytetarët kanë arritë me ndryshu Qeverinë, Kuvendin dhe Presidenten, organet e drejtësisë ende mbeten të njejtat! Pra LLOM!
Ne mundemi me ba vetingun për hajna, por për t’shitun, tuca e berlloka s’di çka ban njeri!
Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit.
Bile më keq, se ata i kem njoftë për armiq, a këta veq fshihen nën gzofin e kingjave, dhe për më tepër, paguhen nga taksat e qytetarëve derisa punojnë kundër interesave të tyre!