Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e ulët e me vonesa – janë ankesat që kanë shprehur punëtorët e sektorit privat ndër vite në Kosovë.
E tani, bizneset kosovare vazhdojnë të ankohen se s’po gjejnë punëtorë, përcjell Jepi zë.
Imer Mushkolaj ka publikuar një status në Facebook në lidhje me bizneset që po ankohen se nuk po gjejnë punëtorë.
“ Në fakt punëtorë edhe mund të gjejnë, por jo skllavë sikurse deri tash” shkroi Mushkolaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Nëse don me nejtë rri, nëse jo shko, se ka punëtorë boll”. Kjo ishte përgjigjja e bizneseve private kur punëtorët ankoheshin se paguhen pak, jo rregullisht dhe nuk respektohej Ligji i Punës. Tash, të njëjtat biznese po ankohen që nuk po gjejnë punëtorë. Në fakt punëtorë edhe mund të gjejnë, por jo skllavë sikurse deri tash.