Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë vizituar akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86.
Kurti ka thënë se Qosjes i kanë uruar shëndetë, gëzime e mbarësi.
“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar ai.