E diela e fundit e muajit qershor do të karakterizohet me mot të ngjajshëm sikur ditëve të kaluara.
Gjatë ditës do të ketë diell ndërsa vende vende do të jetë me riga shiu, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.