Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri dje janë 213 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, shtatë ditë më parë, konkretisht më 19 qershor, ishin vetëm 106 raste aktive.
Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
“823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
“Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 225.369.