AH GILAN, AH ZAMAN, SHUME KUJTIME NGA DEREMEHALLA E GILANIT
Ah, po kethehen kujtimet e kohes per ditet e kaluara te xhamia e vogel, qe ne te lindur ne Gilan kemi cekur edhe emrin xhamia e Usta Rexhepit.
Ne vitin 1846 kjo mehalle nuk ka ekzistuar.Kjo mehalle fillon nga qendra, nga ana e djathte e lumit Dobrusha deri te ish stadiumi i futbollit dhe deri te Sallahanja, ku gjendej mulliri i Arapit dhe livadhet e Arapit.
Ne vitit 1884 eshte quajtur YENI MEHALLA- MEHALLA E RE,pasi kete lagje e formojne muhaxhiret e shperngulur, qe vendosen afer lumit Dobrusha dhe pas varreve te qytetit.Keshtu vendosen ne kete mehalle Usta Rexhepi, Rukovcet, Konjufcet, Oranet.Me 19o2 vendoset familja Puriq nga Cernica,pas vitit 1915 vendosen serbet si Ilija Pateri, Kamenoglavet, Tanasko Arsiqi , Jankoviqet dhe Siriniqet.
Me 19o5 Usta Rexhepi me Cernicet nderton xhamine sipas modelit te xhamise te Doberqanit.Pas xhamise kalonte procka qe vinte nga parku, neper mehallen e MASURICEVE ROME ,kalonte pas xhamise dhe derdhej ne lumin Dobrusha.Per shkak te kesaj procke nga turqit e Gilanit quhej DEREMEHALLE.
Ne vitin 1919 ndertohet hoteli i Koce “Majmunit” me emrin EVROPA.Pas hotelit ishte shtepia e Ilija Paterit qe babai im i punonte si bashqe, pas ishte shtepia ku kishte jetuar Mulla Idrizi, qe me 1933 e kishte blere nga Syle Uglari. Pas viteve 197o ketu kishte shtepine Tahir Budrika, afer Borku qe punonte ranxhada. Ne fillim te formimit te mehalles vendoset edhe familja e Ismail Livoqit.
AH GILAN , AH ZAMAN
SI MUND TE HARROHEN FAMILJA E CERNICEVE qe qytetit i dhane sens. MULLA MUSTAFA me vite ishte imam xhamie, Shabani profesor gjeografie,Alirizahu profesor historie, axha Shefqet qe shishte gleqere, pastaj teneqepunuesit e kesaj familje.
Familja e Rukovceve me agen Dan si tregetar dhe bekri, axhen Hamdi si tregetar, axha Muharrem dhe Zija i Cerniceve si tregetar.
Familja Rukovci ofroj sportit shume, Skenderin, Enverin ne hentboll, Ekremin, Beqirin, Orhanin ne futboll, Bimin e njohur si peshkatar dhe sportist.
Bajram Karaqeva kishte bashkeshorten Bahrijen nga familja e njohur e Dizdareve.
Skender Rukovci i njohur si Kena Karakasi, me Sebushin, Qemal’ goglen” , Xhelushin i ofronte qytetit energji pozitive me shakate e tyre, ritmin qe ofronin mehalles.” Kalemi “ishte kacafytes me mehallen time. “Totin” e kisha ne gjenerate. Axha Namon si xhampreres me kamionin e vet i ndihmonte qytetaret per varrim ne kohen kur nuk kishte automobila.
AH GILAN, AH ZAMAN, kjo mehalle kishte marifet…
Mbi xhami ishte shtepia e Tanasko Arsqit qe kishte mullirin dhe centralen elektrike.Mbi mulli ishte nje kohe zone e mbjellur me rrush dhe organizata metalike “Metallac”. Tutje ishte fushe.Afer bashqeve skaj lumit Dobrusha kishte shume plepa, aty ishte shtepia e lekublersit,pastaj sallahanja.
Perballe fabrikes te bukes gjendej frigoja natyrore LLedenica, qe furnizohej me akull nga Morava.,pasi atehere nuk kishte frigorifere ne qytet.
Ketu fillonte garazha e autobuseve,pas garazhes deri me 1967 ishte stadiumi i futbollit. “Crvena Zvezda” ne kete stadium me 1962 u shpall kampion KOSOVE.
Pastaj ne kete mehalle vendosen Maniqet, banoret nga Burinca, Uglari, Svirca, Lisocka. Ne anen e majte te xhamise kishte jetuar Shaban Beqiri nga Velekinca ,qe ja shet shtepine Vriqevceve.Me 1942 vendoset famija e axhes Fazli nga Muqibaba. Ne vendin e hanit te njohur te Gilanit, Matoshet ndertuan shtepia. Axha Zymer nga Dobrosini kishte shtepine perballe xhamise. Me vone aty vendoset Nezi i MULLA SHERIFEVE. Axha Fazli eshte shikuesi me i vjeter i futbollit. Dikur ishte Rrahim Livoqi dhe Muharrem Saliqava. Si mundet kjo mehalle te jetoje pa e permend Rudin. Muharrem Saliqava kishte qene bashqevanxhi dhe kishte mbajtur fese te zi. Me 1961 fillon te ndertohet trikotazha e Tekstilit.Perballe policise ishte punetoria e Eles Kovqait dhe Isa kollarit nga Malisheva. Ne femijet qe kalonin aty pari me ore shikonim si punonin. Te sokaku i cerniceve ishte punetoria e Todor Arsiqit qe nlurte lesh. Aty ishte edhe shtepia e Boki Stankoviqit qe kishte shkruar historikun e Anamoraves.
Me 1953 largojne varret e qytetit per ta ndertuar burgun/Kishin tentuar edhe me 1923, por kishte intervenuar Ramush Osmani te Mehmed Spaho ne Beograd. I largojne shitoret e Riza Pushkarit dhe Murat Kovaqit. Me 1971 largohet hotel Evropa, embeltorja e Qoses, furra. ranxhadat e Borkut,.e larguan stacionin e autobuseve ,ku niseshin autobueset qe kishin shkalle per ti vendosur valixhet ne kulm.Ne sokakun e Rukovceve ku jetonte Riza, banonin Kragiqet.Dy vellezer ishin sportit te njohur te Gilanit. Mila Siriniqi kishte hekurishtoren.
ah Gilan, ah Zaman, shume marifet ke pasur Gilan…
Ne vitet e 6o shperngulet familja e Usta Rexhepit ne Burse ,qe kishte hanin qe e pershkruan Musa Ramadani, ne vitet e 7o shperngulet Abdullahu tekniku me i vjeter medicinal i Gilanit, ne vitet e 9o shperngulet Hyseini i SALIQAVEVE me bashkeshorten Mysherefen mesuese ne gjuhen turke.Familja Matoshi me Nuhiun kishte dhene sens teatrit te qytetit. Nuhiu vdiq para disa dite me 2o18.
ah GILAN, ah Zaman, sot nuk eshte xhamia e vjeter, e shkatrruan me 2oo2, nuk eshte me mulliri i Arapit, nuk eshte autoshkolla, nuk eshte stadiumi i vjeter, nuk eshte fabrika e miellit. SILOSIN E VARROSEN PAS VITIT 2O1O. MUNGON EPITAFI I VDEKJES…
Disa po ja vjedhin shpirtin qytetit, deshirojne qytet skelet pa shpirt, ashtu me lehte bejne balona me floskula…Erih Fromi çka kishte per te shkruar per shpirtin e ndryshuar te qytetit.Ndoshta kishte shkruar per reinkarnacionin…
NDOSHTA GILANI NUK ISHTE SYRET, POR ISHTE QYTET ME MARIFET SI FLISNIN VENDASIT…
Dr.Shevqeti