Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.
Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në postim.