Kur pandemia e Covid-19 thuajse ka mbaruar, Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë një lëshim për Kosovën.
Unioni ka njoftuar se nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të COVID-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.
“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova”, kështu njoftoi zyra e BE-ë në Prishtinë.
“Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, shkruan në njoftim.
“BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, njofton zyra e BE-së.
Aktualisht numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë mbetet i ulët, por ditëve të fundit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka rritje të rasteve./rtklive/