Frashër Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kërkuar të enjten shkarkimin e Hekuran Muratit, ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve.
Jo veç kërkesë, tash ka edhe një peticion për shkarkimin e tij – kjo pasi në media u publikuan disa statuse në Facebook të Muratit të vitit 2016, kur shkruante për veteranët.
Atë kohë, Murati thoshte se “veteranët po i kushtojnë shtetit më shumë se mercenarët”.
E sipas Frashër Krasniqi me këtë Murati ka ofenduar edhe dëshmorët. Po ashtu Murati atëherë ka thënë se lufta ka qenë tre muaj.
“Jo ministër, aksionet e UÇK-së janë prej vitit 1991”.
Hekuran Murati nuk i ka komentuar kërkesat për shkarkimin e tij, por sipas Frashër Krasniqit ai i ka fshirë statuset. /Express