Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, tha se sipas matematikës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, një anëtar i një familje në Kosovë i harxhon 53 centë në ditë.
Ai tha se këto shifra janë dhënë gabim nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
“Ministri i tij tha se një familje merr një pagë mesatare 450 euro dhe tha se prej tyre shkojnë 100 euro për ushqim dhe për jetesë. Dhe në këtë 100 euro, 12 euro do të ishte impakti nësë do të ulej TVSH-ja dhe këto tjera” – tha Gashi.
“Që i bie që një familje gjashtë anëtarëshe i shpenzon në ditë 0.53 centë për anëtarë. Ku ka që një anëtarë i harxhon 0.53 cëntë në ditë? Kryeministri le të vazhdojë të mburret me këtë”, shtoi ai.